Tesla rrit çmimet për Model S në të gjithë Evropën

Edhe pse rezulton të jetë kompania e vetme industriale e cilat këtë vit po e mbyll me bilance të fitimeve marramendëse, Reuters njofton se kompania Tesla Inc, ka rritur çmimet për modelin e saj ‘Model S’ në të gjithë Evropën, me norma të ndryshme në vende të ndryshme, bazuar në faqen e internetit të prodhuesit të automjeteve elektrike.

Çmimi për Model S në Gjermani aktualisht qëndron në 81,990 euro (97,699,28 dollarë), krahasuar me çmimin e tij të mëparshëm prej 76,990 euro. Tesla gjithashtu rriti çmimet në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar me 5,000 euro, ndërsa kishte një rritje prej 2,000 euro në Spanjë.

Në krahasim, Model S kushton 67,920 dollarë në Shtetet e Bashkuara, pas uljeve të çmimeve të kompanisë në sedan të nivelit të lartë muajin e kaluar.

Më herët gjatë ditës, Electrek raportoi këtu se rritja e çmimit përfshinte gjithashtu automjetin sportiv Model X dhe sedanët Model 3.

Reuters nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur këto ndryshime./ Perktheu Apel.Media