Euro, këtë javë ka një rënie prej 0.09 pikësh, pra këmbehet me 122.35 lekë vendase.Ndërsa mësohet se kjo situatë, tashmë vazhdon të jetë konstante, prej 10 ditësh.
Ekspertët e këmbimit valutor, thonë se tërmeti i 26 Nëntorit është një ndër motivet e rënies së konsumit, kjo rënie, ka ndikuar drejtpërdrejt tek volumet tregtare. Ekspertët, nga ana tjetër thonë se bizneset po arrijnë të mbyllin me vështirësi edhe pagesat për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve.
Muajt Tetor edhe Nëntor, zakonisht janë të vakët, sa i përket konsumit, ndërsa pritet që Dhjetori, të ndikojë për mirë, duke qenë se festat influencojnë dhe blerjet./apel.media