Tërmeti i 26 Nëntorit ka dëmtuar ashtu si dhe shumë godina të tjera edhe godinat e institucioneve arsimore.
Shkolla të shumta në vend kanë pësuar dëmtime dhe kjo ka bërë që në to të ndërpritet edhe procesi mësimor.
Ndërsa sot mësohet se Bashkia e Fierit ka vendosur të shembë dy shkolla për shkak të dëmtimeve nga tërmeti. Njëra prej tyre është shkolla 9-vjeçare “Darëzezë e Re”, teksa shkolla e dytë ende nuk dihet.
Sa i takon vendit se ku do të zhvillohet mësimi për nxënësit e dy shkollave, nuk dihet ende as ky informacion./ apel.media