Tërmeti- Vendoset shembja e dy shkollave në Fier

Tërmeti i 26 Nëntorit ka dëmtuar ashtu si dhe shumë godina të tjera edhe godinat e institucioneve arsimore. Shkolla të shumta në vend kanë pësuar dëmtime dhe kjo ka bërë që në to të ndërpritet edhe pr...

Tërmeti i 26 Nëntorit ka dëmtuar ashtu si dhe shumë godina të tjera edhe godinat e institucioneve arsimore.

Shkolla të shumta në vend kanë pësuar dëmtime dhe kjo ka bërë që në to të ndërpritet edhe procesi mësimor.

Ndërsa sot  mësohet se Bashkia e Fierit ka vendosur të shembë dy shkolla për shkak të  dëmtimeve  nga tërmeti. Njëra prej tyre është shkolla 9-vjeçare “Darëzezë e Re”, teksa shkolla e dytë ende nuk dihet.

Sa i takon vendit se ku do të zhvillohet mësimi për nxënësit e dy shkollave, nuk dihet ende as ky informacion./ old.apel.media