Tërmeti tragjik, kryeprokurori Çela takim me ekspertët italianë

Në vijim të hetimeve për pasojat e tërmetit tragjik në vendin tonë, e pas të cilave janë ekzekutuar edhe një sërë urdhër arrestesh, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela po zhvillon një takim me një delegacion ekspertësh italiane.

Delegacioni kryesohet nga dy prokurore, OPGJ si dhe inxhiniere. Sipas informacioneve takimi është mundësuar nga PAMEKA dhe në qendër të tij është asistenca teknike e organit të hetimit në vendin tonë për tërmetin.

Tërmeti katastrofik u mori jetën 51 personave, ndërkohë që shkatërroi qindra banesa në Tiranë, Durrës e Thumanë.

Ndërkohë, në qytetet e prekura nga tërmeti prokuroria ka nisur hetimet për veprat penale “Shpërdorim Detyre”, “Ndërtim pa leje” dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim pa leje”.