Tërmeti-Reagon ambasada Amerikane: I përgjigjet nevojës për ndihmë në kohë reale

Në përgjigje të situatës alarmante ,që ka kapluar vendin, pas tërmetit në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka reaguar edhe Ambasada e SHBA-se ne Tirane.  Pasi ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura, përfaqësia diplomatike e SHBA-ve  ka ofruar edhe mbështetjen e saj për vendin tonë, në këto momente të veshtira.

“Shtetet e Bashkuara janë pranë miqve tanë në Shqipëri, ashtu si amerikanët dhe shqiptarët kanë qëndruar gjithnjë pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira”- shkruhet ne mesazhin e ambasades, duke shtuar se “jemi në gatishmëri për të ofruar mbështetjen tonë”.

Mesazhi i ambasades se SHBA

Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për të gjitha familjet dhe komunitetet e prekura nga tërmeti. Shtetet e Bashkuara janë pranë miqve tanë në Shqipëri, ashtu si amerikanët dhe shqiptarët kanë qëndruar gjithnjë pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira. Ne vijojmë të ndjekim situatën nga afër dhe jemi në gatishmëri për të ofruar mbështetjen tonë./ apel.media