Tërmeti i 26 nëntorit/ Rama: Një tjetër bllok apartamentesh të reja, gati për të pritur familjet e Vorës

Tërmeti i 26 nëntorit la pasoja të mëdha për vendin tonë, sidomos në vendstrehime. Banorët e Vorës të cilët humbën strehën e tyre,duket se së shpejti do buzëqeshin.

Kryeministri Rama ndan lajmin e mirë në rrjetet sociale duke postuar foto të një blloku me apartamente të reja, gati për të pritur familje të cilat humbën strehën.

Postimi i plotë i Kryeministrit Rama:

MIRËMËNGJES 😊
dhe me një tjetër bllok apartamentesh të reja, gati për të pritur familje të cilat humbën strehën natën tragjike të 26 nëntorit në Vorën që po rilind më e bukur e më fortë se përpara tërmetit, ju uroj një ditë të mbarë🙏