Tërmeti godet ishujt në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me madhësi 4.2 të shkallës Rihter u shënua mbrëmjen e së së premtes në 20:15 me orën lokale, 91 kilometra në jug të Athinës dhe 32 kilometra në juglindje të Hidrës, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare.

Tërmeti ishte sipërfaqësor, me një thellësi fokale prej rreth pesë kilometrash dhe për këtë arsye u ndje në shumë zona të Attikës.

Sipas presidentit të OASP, Profesori i Gjeologjisë Efthimi Lekkas, rajoni i Hydras ka qenë historikisht me ndjeshmëri të ulët sizmike ndërkohë që dridhjet e sotme ishin në potencialin e tij maksimal./apel.media