Tërmeti- Fillon prishja e godinave në Institutin Bujqësor

Sot ka filluar edhe prishja e godinave të konvikteve në Institutin Bujqësor

Ato janë dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit dhe sipas vlerësimit që u është bërë, dëmet janë të rënda dhe ndërtesat duhen shembur.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes sot në orën 15:00 do të bëhet shpërthimi i komanduar i një godine në UBT.

Mësohet gjithashtu se në UBT dhe QS pas prishjes së këtyre godinave do të ndërtohen  edhe kampuset universitare.

Ndërsa ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me studentët që jetonin në këto ambiente./apel.media