Tërmeti dëmton turizmin- Anulohen prenotimet për festat e fundvitit

Sektori i turizmit rrezikon frenimin më të madh pas tërmetit të 26 nëntorit. Plazhi i Durrësit është pritësi më i madh i turistëve që vijnë në mënyrë të organizuar përmes agjencive në Shqipëri.

Pas tërmetit të datës 26  Nëntor, sektori i turizmit në Shqipëri duket se po përballet me një problem, kjo pasi numri i prenotimeve ka pësuar zbritje, por nga ana tjetër ka pasur edhe anulime.

Një nga përfaqësuesit e agjencive turistike, shprehet se personat që kishin bërë prenotime për të kaluar festat e fundvitit në Durrës i kanë anuluar prenotimet e tyre.

Ndërsa, Adrian Civici ekspert i ekonomisë, shprehet se ekonomia është psikologji, ndaj dhe kjo situatë mund të vazhdojë edhe gjatë vitit që vjen.

Agjencitë turistike, në mënyrë që të kalojë sa më shpejt kjo situatë kanë propozuar një plan veprimi. Si fillim ata kërkojnë riparimin sa më shpejt të dëmeve në hotele, certifikimin sizmik të ndërtesave pritëse si dhe lehtësira fiskale./apel.media