Tërmeti dëmton burgun e Shënkollit, 150 të burgosur zhvendosen drejt Shkodrës

Të burgosurit në Shënkoll, po zhvendosen drejt burgut të Shkodrës, për arsye sigurie.

Sipas informacioneve, rreth 150 të burgosur po zhvendosen pasi godina e burgut të Shënkollit ka pësuar dëmtime të mëdha pas tërmetit.

Tërmetet e njëpasnjëshme kanë shkaktuar dëme të mëdha në njerëz dhe materiale. Të burgosurit kishin shprehur më herët friken e tyre se mos ngelnin nën rrënojat e ndërtesës./apel.media