Pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot Shqipërinë, të gjithë janë mobilizuar për të ndihmuar sa do pak viktimat e kësaj tragjedie.
Mëngjesin e sotëm është bërë thirrje që të grumbullohen ndihma pranë Teatrit, për banorët e prekur më së shumti nga tërmeti. Pas disa orësh, siç mund të shihet edhe nga fotot, oborri i TK është i mbushur plot me qese që presin të shkojnë në ndihmë të personave në nevojë./apel.media