Një tërmet i fuqishëm ka goditur Puerto Rico-n mengjesin e sotëm me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter.
E vetmja viktimë ishte një 74 vjeçar i cili humbi jetën pasi muri i shtëpisë e zuri poshtë.
Si pasojë e lëkundjeve u ndërpre dhe energjia elektrike në shumë zona të vendit, gjithashtu shumë banesa u dëmtuan por pa rrezik për banorët.
Duket se Puerto Rico po ndiqet nga dhjetra tërmetë të fuqishme të njëpasnjëshme të cilat shënojnë magnitudë sëcila mbi 4 ballë të shkallës Rihter. Vetëm dy ditët e fundit numërohen mbi 10 tërmete. /apel.media