Tërmet i fuqishëm në Tiranë 8 ballë, shemben shtëpi dhe ka viktima

Një tërmet i fuqishëm tronditi në orët e para të mëngjesit Shqipërinë. Lëkundjet me magnitudë 6.4 në epiqendër apo intensitet 8 ballë, fatkeqësisht morën disa jetë njerëzish e mbi 150 janë plagosur në Tiranë, Durrës, Fushë -Krujë e Kurbin.

Pamje të rënda, rrënoja dhe ambulanca në rrugë, ishin imazhet surreale, që pa sot cdo shqiptar. Lëkundjet u ndjenë në të gjithë vendin por edhe deri në Prishtinë.

Pranë epiqendrës në detin Adriatik, janë dëmet më të mëdha.

Shumë banorë mbetën nën rrënojat e pallateve të shembura.

Disa janë nxjerrë të gjallë. Të tjerë nuk ia dolën dhe operacionet e shpëtimit vazhdojnë.

Ndërkohë që post- lëkundjet vazhdojnë, zonat ku ka më shumë dëme është Thumanë dhe Durrës. Tërmeti ka rënë rreth orës 3:54 /apel.media