Tentuan të vidhnin një makinë/ Policia arreston dy të rinjtë

Dy persona kanë tentuar që të vidhnin një automjet në qytetin e Gjirokastrës.

Policia i ka vendosur në pranga në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Shërbimet e policisë u vunë në ndjekje të këtyre dy shtetasve, ku bënë të mundur arrestimin e tyre. Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasit: A.L., 25 vjeç dhe O.P., 34 vjeç, banues në Skrapar.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për hetime të mëtejshme./apel.media