Tentuan të kultivonin lëndë narkotike, arrestohet 55-vjeçari, në kërkim një tjetër

Një 55-vjeçar është arrestuar dhe një 37-vjeçar janë shpallur në kërkim pasi dyshohen se tentuan të kultivonin lëndë narkotike. Njoftimi i plotë i policisë: Finalizohet një tjetër operacion policor an...
Tentuan të kultivonin lëndë narkotike, arrestohet 55-vjeçari, në kërkim një tjetër
Foto: Tentuan të kultivonin lëndë narkotike, arrestohet 55-vjeçari, në kërkim një tjetër

Një 55-vjeçar është arrestuar dhe një 37-vjeçar janë shpallur në kërkim pasi dyshohen se tentuan të kultivonin lëndë narkotike.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion policor antikanabis, i koduar “Njësia”.

Operacioni, në funksion të parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike që në fazat e para përgatitore.

Gjatë operacionit të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Velipojë, falë përdorimit të dronëve u evidentuan dhe u goditën 2 raste të tentativës për të kultivuar bimë narkotike.

Asgjësohen 2150 fidanë në kubikë, gati për t’u kultivuar në tokë, konkretisht 1900 fidanë në territorin e fshatit Luarzë dhe 250 fidanë në territorin e fshatit Reç, anës lumit Buna.

Vihet në pranga një 55-vjeçar dhe shpallet në kërkim një 37-vjeçar, si autorë të dyshuar të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, në këto fshatra.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të planit operacional për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike që në fazat e para përgatitore, bazuar në inteligjencën informative dhe si rezultat i kontrollit të territorit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Njësia”, gjatë të cilit, falë përdorimit të dronëve, u evidentuan dhe u goditën 2 raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit në territorin e fshatit Luarzë, shërbimet e Policisë gjetën 1900 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, në kubikë, pjesa më e madhe e tyre e mbuluar me plastmas.

Gjatë kontrollit në anë të lumit Buna, në territorin e fshatit Reç i vjetër, Policia gjeti 250 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në kubikë.

Një pjesë e fidanëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Në vijim të operacionit, në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komsiariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 55 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin Xh. B., 37 vjeç, si autorë të dyshuar të kultivimit të fidanëve narkotikë cannabis sativa.

Operacioni vijon për kapjen e shtetasit Xh. B., identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkoitke”, kryer në bahskëpunim, më shumë se një herë.