Tentuan të dhunojnë gjyqtarët pas ndeshjes me Bylisin, Policia e Shtetit shoqëron disa tifozë të Tiranës

Policia njofton se ka shoqëruar disa tifozë të cilët tentuan të dhunojnë gjyqtarët e sfidës Bylisi-Tirana. “Më datë 25.05.2023, në përfundim të ndeshjes Bylisi-Tirana, në Rogozhinë, disa tifozë të Tir...
Tentuan të dhunojnë gjyqtarët pas ndeshjes me Bylisin, Policia e Shtetit shoqëron disa tifozë të Tiranës
Foto: Tentuan të dhunojnë gjyqtarët pas ndeshjes me Bylisin, Policia e Shtetit shoqëron disa tifozë të Tiranës

Policia njofton se ka shoqëruar disa tifozë të cilët tentuan të dhunojnë gjyqtarët e sfidës Bylisi-Tirana.

“Më datë 25.05.2023, në përfundim të ndeshjes Bylisi-Tirana, në Rogozhinë, disa tifozë të Tiranës kanë hyrë në fushë dhe kanë tentuar të dhunojnë gjyqtarët e ndeshjes. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar këta shtetas, për të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”, njoftoi policia.

Pas përfundimit të ndeshjes që u luajt në Rrogozhinë tifozët sulmuan gjyqtarin Kridens Meta dhe ndihmësit e tij. Gjithçka ndodhi në fundin e takimit të luajtur në “Arena Egnatia”, ‘shtëpinë’ e Tiranës për këtë duel, pasi “Air Albania” është ishte prenotuar për koncert festiv, ndërsa “Selman Stërmasi” nuk ofron kushtet e duhura.

Të parët ishin lojtarët dhe stafi i bardhebluve që rrethuan gjyqtarin Meta, i cili akuzohej nga ata për një penallti që akordoi në favor të Bylisit, nga e cila erdhi barazimi i shifrave 2-2, që rihapi garën për titullin kampion në vendin tonë. Më pas, ishin tifozët e tensionuar të cilët hynë në fushë të shumtë në numër, duke rrethuar gjyqtarin dhe goditur atë e arbitrat anësorë.

Policia dhe forcat e sigurisë, ia dolën pas disa çastesh kaosi të shoqëronin në dhomat e zhveshjeve gjyqtarët e sfidës. Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së do të mblidhet për të përcaktuar edhe dënimet për klubin e Tiranës, që pritet të ndikojnë jo vetëm jashtë fushës së lojës.