Tenton të vjedhë një mjet, arrestohet 52 vjeçari

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme, pasi është kapur teksa tentonte të vidhte një automjet

Shtetasi D.H. është banues në Tiranë dhe u arrestua nga policia pasi u kap në tentativë për të vjedhur mjetin e shtetasit A.L., në rrugën “Nikolla Jorga”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Tenton të vjedhë një mjet, arrestohet nga Policia 52-vjeçari.

Nga shërbimet e Komisariatit Nr. 3, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe reagimit të shpejtë u arrestua në flagrancë shtetasi D. H., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në tentativë për të vjedhur në mjetin e shtetasit A. L., në rrugën “Nikolla Jorga”, Tiranë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Tiranës.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë”.