Tenton të hyjë në Kryesinë e Kuvendit për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit, Edmond Spaho nuk lejohet nga Garda

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho ndonëse është paraqitur sipas njoftimit të Gazment Bardhit në Kryesinë e Kuvendit, për të qenë në mbledhjen e grupit, është penguar nga Garda e Republikës.

Spaho vazhdon të jetë i përjashtuar nga jeta parlamentare, pas vendimit të Sekretariatit të Etikës.