Tentoi të vriste me kallashnikov një person, arrestohet pas 4 ditësh 24-vjeçari

Arrestohet nga policia 24-vjeçari Briken Rusta i cili tentoi të vriste me armë Maringlen Hidën rreth katër ditë më parë. Ai ishte nisur për ta vrarë më kallash por kur vuri re se po ndiqej nga policia hodhi armën e u arratis.

Ngjarja e rëndë është parandaluar nga policia e Elbasanit, të cilët kanë bërë të mundur lokalizmin 23-vjeçarit që dyshohet se do të kryente vrasjen Mariglen Hidës 24 vjeç, i dënuar 2 herë më parë, për trafik të lëndëve narkotikëve (me të cilin ishte konfliktuar para disa ditësh).

Brikin Rusta, në pamundësi për të realizuar planin e tij, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrugën “Tomorr Sinani”, ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar. 23-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.