Ekstradohet nga Gjermania një shtetas shqiptar i dënuar për “Vjedhje me dhunë”.
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Duesseldorf/Gjermani drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar Ylli Sela, 39 vjeç, banues në Vlorë.
Pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe autoriteteve policore të Gjermanisë, u bë e mundur që shtetasi Ylli Sela, të kapej dhe arrestohej nga Policia gjermane me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
Gjykata e Apelit Vlorë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje e cila e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje me dhunë“ e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë./apel.media