Qelia e burgut, mund të mendohet se është mjeti i vetëm i edukimit, për rastet e pashpresa. Mirëpo, për burrat që e shohin gruan si plaçkë e si leckë në duart e tyre, me sa duket as hekurat nuk bëjnë “derman”.
Balla, pasi tentoi që t’i marrë jetën gruas së tij, nuk nguroi që t’i çonte kësaj të fundit edhe mesazhe kërcënuese nga burgu. Ndër të tjera Balla, ka kanosur gruan e tij duke i kërkuar që të tërhiqte denoncimin.
“Tërhiqe denoncimin! Thuaj që je djegur vet që të mos bëj burg. Në të kundërt nëse bëj burg i bie të zhdukesh ose të futesh nga ke dalë”, janë këto fjalët me të cilat, ai i drejtohet nënës së fëmijëve të tij.
Historia e çiftit sigurisht ka kulmuar në një moment, kur ai hyri me forcë në shtëpinë e D.S dhe e dogji me qumësht të valuar në dhomën e gjumit ku ajo qëndronte me dy fëmijët. Dhuna e tij, nuk ka kursyer as ish-vjehrrën . Ndërsa, teksa gruaja gjendej në spital me plagë të rënda, ai tentoi ta mbyste me jorgan, u pikas nga mjekët dhe u hodh nga kati i tretë. Ndërsa tani gjendet i arrestuar, por ende nuk heq dorë nga kanosjet ndaj gruas së tij. /apel.media