Tensioni i lartë dhe dëmtimet që shkakton në organizëm/ Faktor rreziku jo vetëm për sëmundjet e zemrës


Tensioni i larte (hipertensioni) shpesh here konsiderohet si nje vrases i ngadalte dhe i heshur pasi shenjat duan kohe te shfaqen nderkohe qe vete semundja mund te kete vite qe ka filluar te demtoje shendetin tuaj. Pasojat e nje tensioni te larte te patrajtuar variojne nga nje paaftesi, ne nje cilesi te dobet jetese e madje edhe ne nje sulm ne zemer (atak kardiak).
Pothuajse gjysma e pacienteve te cilet nuk e trajtojne hipertensionin vdesin nga semundje te zemres qe lidhen me nje qarkullim jo te mire te gjakut (semundjet iskemike te zemres) ndersa nje e treta vdesin nga goditjet ne tru.
Trajtimi dhe ndryshimi i menyres se jeteses ndihmojne ne mbajtjen nen kontroll te tensionit te larte dhe per pasoje dhe te rreziqeve jetesore qe ai kanos.
Komplikimet qe shkakton tensioni i larte i pa kontrolluar ose i trajtuar ne menyre jo efektive jane:
Demtim i arterieve
Arteriet e shendetshme jane fleksible, te forta dhe elastike. Shtresa e tyre e brendshme eshte e lemuar ne menyre qe gjaku te qarkulloje lirshem per te furnizuar organet jetesore dhe indet me oksigjen.
Hipertensioni mund te shkaktoje:
• Arterie te demtuara dhe te ngushtuara. Tensioni i larte mund te demtoje qelizat e shtreses se brendshme te arterieve. Kur yndyrnat e dietes suaj ushqimore futen ne sistemin e qarkullimit te gjakut, ato grumbullohen ne arteriet e demtuara. Si perfundim, muret e arterieve e humbasin easticitetin e tyre duke e limituar ne kete menyre qarkullimin e gjakut ne trup.
• Aneurizem (zgjerim i enes se gjakut). Me kalimin e kohes, presioni i vazhdueshem i gjakut i cili kalon neper nje arterie te dobesuar mund te beje qe nje pjese e murit te saj te zgjerohet dhe te formoje nje aneurizem. Nje aneurizem mund te cahet dhe te shkaktoje hemoragji te brendshme qe mund te rrezikojne edhe jeten. Aneurizmat mund te formohen ne cdo arterie por azakonisht ato formohen ne arterien me te madhe te quajtur aorte.
Demtim i zemres
Zemra pompon gjak ne te githe trupin. Tensioni i larte i pakontrolluar mund ta demtoje zemren ne nje sere menyrash te tilla si:
• Semundja e arterieve koronare e cila prek arteriet qe furnizojne me gjak muskulin e zemres. Arteriet e ngushtuara nuk e lejojne gjakun te qarkulloje lirshem. Ne momentin qe gjaku nuk shkon lirisht ne zemer, pacienti mund te ndieje dhimbje ne kraharor, nje atak kardiak apo ritem jo te rregullt te zemres (aritmi).
• Zmadhim i anes se majte te zemres. Tensioni i larte e detyron zemren te sforcohet me shume se zakonisht per te pompuar gjakun ne pjesen tjeter te trupit. Ky sforcim shkakton trashjen ose zmadhimin e ventrikulit te majte (left ventricular hypertrophy). Keto ndryshime e kufizojne aftesine e ventrikulit te majte per te pompuar gjakun ne trup. Kjo gjendje rrit rrezikun per atak kardiak, pamjaftueshmeri te zemres dhe vdekje te papritur kardiake.
• Insuficience kardiake. Me kaimin e kohes presioni i larte i gjakut e sforcon muskulin e zemres dhe e dobeson ate. Kjo situate con ne pamjaftueshmeri te zemres.
Demtim ne tru
Tensioni i larte shkakton keto demtime ne tru:
• Iskemia e perkoheshme cerebrale. Ne disa raste kjo quhet goditje e vogel ne tru. Kjo gje ndodh nga nje ndalim i perkohshem i gjakut ne tru i shkaktuar nga ateroskleroza ose nga nje koagul gjaku i cili mund te vije si pasoje e nje tensioni te larte. Nje atak iskemik i perkohshem eshte shpesh nje paralajmerim qe pacienti eshte ne rrezik te larte per nje goditje ne tru.
• Goditja ne tru. Goditja ne tru ndodh kur nje pjese e trurit privohet nga oksigjeni dhe elementet ushqimore duke shkaktuar keshtu vdekjen e qelizave te trurit. Tensioni i larte i gjakut mund te shkaktoje goditje ne tru duke demtuar dhe dobesuar enet e gjakut te trurit nepermjet ngushtimit apo carjes se tyre.
• Demenca. Demenca eshte nje semundje te trurit e cila shkakton problem me te menduarit, te folurin, te arsyetuarit, kujtesen, pamjen dhe levizjen. Ka nje sere faktoresh qe shkaktojne demencen. Demenca vaskulare p.sh., mund te rezultoje si pasoje e ngushtimit dhe bllokimit te arterieve qe furnizojne me gjak trurin. Gjthashtu mund te shkaktohet nga goditja ne tru e cila ne vetvete shkaktohet nga nderprerja e qarkullimit te gjakut drejt trurit. Ne secilin nga keto raste, tensioni i larte mund te jete shkaktari.
• Paaftesi e lehte e komunikimit. Kjo situate eshte nje faze tranzicioni e ndryshimeve ne te kuptuarin dhe memorien qe vijne me moshen dhe eshte nje nga problemet kryesore te shkaktuara nga semundja e alzaimerit, por qe njekohesisht mund te shkaktohet edhe nga bllokimi i eneve te gjakut qe vjen nga tensioni i larte.
Demtim i veshkave
Veshkat filtrojne lengjet dhe mbetjet e teperta nga gjaku. Tensioni i larte mund te demtoje enet e gjakut te cilat shkojne drejt veshkave dhe atyre qe gjenden brenda veshkave, duke shkaktuar ne kete menyre disa lloje te semundjeve te veshkave. Diabeti kur i mbishtohet tensionit te larte, mund ta pershpejtoj demtimin e eneve te gjakut .