Tensionet në kufi, Policia e Kosovës kalon me automjete të blinduara nëpër Zubin Potok

Në ditën e shtatë të vendosjes së masës së reciprocitetit për targat me Serbinë, në veri të Kosovës situata vijon të jetë e tensionuar.

Më serioze situata duket në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë, ku janë shënuar dhe disa incidente. Në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka kaluar me automjete në qytetin e Zubin Potokut duke shkuar rrugës për në Bërnjak.

Zubin Potoku është një zonë me shumicë serbe dhe shpesh aty ka pasur shumë incidente. Ndërkohë gjatë ditës së sotme kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka ftuar në takim liderët e partive politike për të diskutuar për situatën në veriun e vendit.

Një ditë më parë në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok ka pasur sulm me bombë kjo qendër është djegur.