Tensione në veri, të shtëna me armë dhe gaz lotësjellës

Situata është përshkallëzuar në komunën Zeçan, ku së fundmi janë dëgjuar krisma dhe është hedhur gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit. Mësohet se nga vendi i ngjarjes, ka pasur përplasje mes ushtarëve të KFOR-it dhe protestuesve. Janë parë edhe disa ushtarë të lënduar të KFOR-it gjatë përplasjeve.

Radio Evropa e Lirë raportoi më herët së KFOR-i ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan.

“Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.

https://www.facebook.com/watch/?v=241176428519477