Teksa e gjithë vëmendja ishte tek eventi i stilistit Valdrin Sahiti dhe takimi i bujshëm mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, një tjetër ‘përplasje’ i ka shpëtuar syrit mediatik. Bëhet fjalë për dy këngëtaret Nora Istrefi dhe Leonora Jakupi, të cilat ishin prezente në event, por kanë fshehur më së mirë tensionet.
Miq të afërt të tyre kanë thënë se situata mes tyre ka qenë më e tensionuar sesa dukej. Në dhomat e grimit, mes dy këngëtareve ka pasur momente tensioni, dhe nuk kanë munguar as thumbet dhe ironia mes tyre. E njëjta situatë është vënë re edhe në festën e organizuar pas shfaqjes. Nora Istrefi ka zgjedhur të qëndrojë në tavolinë me të afërmit e saj, duke qëndruar larg nga Leonora, por edhe nga miqtë e përbashkët. Kështu, Leonora ka zgjedhur të jetë pranë disa prej kolegëve të saj të showbizz-it kosovar, kolegë këta që pasi kanë qëndruar me Leonorën, as nuk kanë “guxuar” të afrohen te Nora, pas raportit të tensionuar të krijuar.
Kujtojmë se para disa kohësh, Jakupi në emisionin “Shiko Kush Luan”, teksa është bërë pjesë e rubrikës “Ndaje ose Pi” ajo është pyetur se cilët nga personazhet e njohur e ka shok për kokë dhe me cilin nuk flet.
Duke u shprehur se nuk mbante inate, personi me të cilin ajo nuk fliste është këngëtarja Nora Istrefi.
Ajo tregon se ka arsye të forta që nuk flet me këngëtaren dhe se ajo i detyrohet një falje prej gabimit të madh që ka bërë kundrejt saj.
“Janë arsye goxha të forta. Të paktën mendoj se dikush që është nga një brez më i ri se unë duhet të më kërkojë falje për një gabim shumë të madh që ka bërë kundrejt meje”, u shpreh Jakupi.