Tekstet shkollore falas për fëmijët nga klasa e 1 në të 9-ën, Rama: 280 mijë nxënës përfitues

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale, se tekstet shkollore nga klasa e 1 deri në të 9-ën do të jenë falas.

Postimi i kryeministrit:

MIRËMËNGJES

dhe me shpërndarjen e teksteve shkollore falas, që vijon për të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 dhe nxënësit e kategorive në nevojë edhe në klasat 10-12, çka bën që qeveria shqiptare të mbështesë këtë vit shkollor me libra falas 280 mijë nxënës përfitues, të cilët do të mësojnë me botimet prestigjioze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”, ju uroj një ditë të mbarë