Teknologjia 5G, së shpejti edhe në Shqipëri/ Çfarë është 5G ?

5G po lançohet në disa qytete të botës. Ka disa vite që punohet për këtë lloj teknologjie. E njohur si gjenerata e pesë e teknologjisë ëireless, 5G-ja është gjëja më me rëndësi që do të vijë pas një d...

5G po lançohet në disa qytete të botës. Ka disa vite që punohet për këtë lloj teknologjie. E njohur si gjenerata e pesë e teknologjisë ëireless, 5G-ja është gjëja më me rëndësi që do të vijë pas një dekade 4G LTE, duke ofruar shpejtësi deri në 5 herë më shumë të internetit nga ç’është aktualisht.

Jo të gjithë do të kenë akses menjëherë në këtë teknologji, sepse varet jo vetëm nga autoritetet rregullator të vendeve të ndryshme, por edhe nga operatorët.

Ookla, kompania pas aplikacionit shumë të njohur të testimit të shpejtësisë së internetit ,Speedtest.net, ka lançuar së fundi një hartë e cila tregon vende ku 5G-ja ka filluar të ofrohet. Çdo konsumator që ka një pajisje 5G mund të aksesojë rrjetin.

Në SHBA vetëm 21 qytete, përfitojnë nga teknologjia e re celulare. Në Korenë e Jugut 16 qytete kanë akses të kufizuar në 5G dhe 2 kanë akses komercial.

Në Australi operatorët Telstra dhe Optus operojnë rrjet të kufizuara 5G në 10 qytete. Harta tregon se edhe vendet si Estonia, Finlanda, Spanja, Italia, Katari, Afrika e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë lançuar rrjetet e para 5G.

Aktualisht në mbarë botën janë identifikuar 20 operatorë, që kanë lançuar rrjete 5G në 303 vendndodhje në mbarë botën. Operatorët Zviceranë Swisscom dhe Sunrise udhëhqin duke ofruar 5G në 217 qytete komercialisht.