Studentja e Inxhinierisë së Ndërtimit Adela Gjoka, i dha fund jetës mbrëmjen e djeshme.
Sipas informacioneve, studentja është hedhur nga kati i 11 i një pallati, pasi kishte shkuar tek prindërit e saj në Rrëshen.
Në lidhje me vdekjen e saj të befasishme kanë reaguar edhe shokët e Adelës, të cilët shprehen të keqardhur për ngjarjen e rëndë.
Në rrjetet sociale janë publikuar reagime të shumta për vdekjen e Adela Gjokës, ku pjesa më e madhe e tyre ia vënë fajin sistemit të arsimit. Studentja ka qenë në stazh dhe sipas të afërmve të saj, ajo nuk e ka përballuar dot rëndesën psikologjikë të shkollës dhe ka kaluar në depresion të rëndë. Ajo kishte kërkuar edhe ndihmën e mjekëve.
Dyshohet se stresi i provimeve dhe problemet e rënda e ekonomike e kanë shtyrë të renë, t’i jepte fund jetës në mënyrë tragjike.
Babai i saj punonte si roje në pallatin ku ata banonin, ndërsa banesën ua kishte falur vetë pronari, për shkak të pamundësive ekonomike të familjes së Adelës.
“Adela na fal që nuk po reagojmë dot kundra këtij sistemi, që po vret çdo shpresë e çdo gjë.
Adela na fal, shpresoj që të më falësh atje lart! Na fal ëngjëll!
Ky sistem të mori jetën, por unë të premtoj që do luftoj me këtë sistem dhe do luftoj akoma më fort për ty, dhe për shumë të rinj që ky sistem i ka vrarë dhe po i vret! U prehsh në paqe engjëll!!! Më fal dhe njëherë!”- shkruan shoku i Adelës.
Kujtojmë se në vitin 2014 një tjetër studente kreu vetëvrasje për shkak të psikologjisë së rënduar nga studimet.
Studentja 21-vjeçare e Fakultetit Ekonomik, Iris Belba, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i fundit i një prej ndërtesave më të larta në Tiranë, në zonën e ish-Bllokut.
Dyshimet kryesore kanë qenë se vetëvrasja ka ndodhur për shkak të një provimi të përsëritur në Matematikë.
Sistemi arsimor në Shqipëri po i çon të rinjtë drejt vetëvrasjes. Vështirësitë ekonomike, por edhe programi i rënduar mësimor ka bërë që studentët të kalojnë në faza të rënduara psikologjike./apel.media