Të shtëna me armë zjarri në Gostivar, vritet një 28 vjeçar

Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë në Maqedoninë e Veriut pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gostivar.

Sipas medieve vendase i riu ishte përfshirë në një përleshje të armatosur me armë zjarri, e për pasojë u plagos për vdekje. I riu ndërroi jetë në spital.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po bëhen ekzaminimet e nevojshme për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes. Ndërsa autori është ende në kërkim.