Të shtëna me armë zjarri tek ‘Uji i Ftohtë’ në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur në qytetin e Vlorës, pikërisht tek zona e ‘Ujit të Ftohtë’.

Nuk dihet nëse ka viktima apo të plagosur kurse Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes por dyshohet se një person ka qëlluar në ajër dhe është larguar.