Të prekurit nga tërmeti deklarojnë shembjen e banesave, shkresat e tyre përfundojnë në rrugë

Banorët e qytetit të Durrësit kanë deklaruar dëmet e bëra nga tërmeti tragjik i mëngjesit të 26 nëntorit.

Shkresat e tyre nuk janë përfillur nga autoritetet, por kanë përfunduar në rrugë.

“Banorë të Durrësit që deklarojnë se u janë shkatërruar banesat dhe shkresat përfundojnë në rrugë”,- shkruan gazetarja Lindita Çela, e cila ka publikuar disa foto të këtyre fletëve.

Mësohet se dokumentet janë gjetur pranë stadiumit “Niko Dovana”, ku po qëndron edhe shtabi i emergjencave.

Përveç humbjes tragjike të jetëve të njerëzve, tërmeti ka lënë në rrugë edge mijëra familje të kësaj zone./apel.media