“Të ndalohet ky turp”/ Thirrja të hapet trau pa pagesë, për kosovarët që sjellin ndihma

Shqiptarët e Kosovës nuk kanë ngurruar që të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të ndihmuar viktimat nga tërmeti i fuqishëm. Ndërkohë që ata vijnë për të na ndihmuar, tek trau i vendosur nga Kryeministri ...

Shqiptarët e Kosovës nuk kanë ngurruar që të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të ndihmuar viktimat nga tërmeti i fuqishëm.

Ndërkohë që ata vijnë për të na ndihmuar, tek trau i vendosur nga Kryeministri Rama, duhet të paguajnë një shifër të konsiderueshme për të kaluar në territorin shqiptar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktivistja Edlira Çepani ka bërë thirrje firmës që e ka në ngarkim traun që ta ndalojë këtë turp, pasi ata po sjellin një ndihmë të madhe për qytetarët e Durrësit.

“Kjo është autokolona e makinave nga Kosova! Dhe kjo tjetra është bileta që të gjitha një me një po paguajnë tek trau! I bëj thirrje firmës që e ka në ngarkim traun që të ndalojë këtë turp dhe të hapë traun pa pagesë këto ditë kur ndihma më e madhe po vjen nga vëllezërit dhe motrat e Kosovës. 5000 euro që do fitoni nga trau, juve nuk ua ndryshojnë jetën se keni miliarda, ndërkohë ato lekë mund të shkojnë të gjitha për familjet në nevojë! HAPENI TRAUN!!!! PA PAGESË!!! ËSHTË MINIMUMI QË MUND TË BENI!!!”,- shkruan Çepani./old.apel.media