Të infiltruarit në UÇK të UDB-së dhe programeve serbe për krime lufte

Vrasja e kolonelit Ahmet Krasniqit, ministër i Mbrojtjes, Enver Malokut, Fehmi Aganit, Bajram Kelmendit, Xhemail Mustafës, dhe një numri tjetër, për të cilët nuk mund të jem të sigurt, janë bërë në përmbushje të synimeve të platformave serbe, si qëllim afatgjatë, shkruan gazeta Bota Sot.
Kundër Rugovës kanë qenë ata që për shkak nuk besonin në lëvizjen për pavarësi, se kanë votuar referendumin për pavarësi, ata që nuk kanë dal në zgjedhje presidenciale të vitit 1992, sepse e kanë njohur pushtetin e Millosheviçit, këta pastaj janë infiltruar edhe në UÇK, si grupacion i maskuar promillosheviçit.

Por, situata sipas hulumtimeve edhe të inteligjencës së KFOR-it, dhe në procese gjyqësore të pas luftës ka rezultuar se edhe brenda anëtarëve të lartë të Shtabit, në paqe kanë bashkëpunuar me agjent të UDB-së.

Vrasje politike për të fituar pushtet, fuqi politike, financiare

Një rrjet i tillë, më i vogël apo me fuqi të mjaftueshme mund të jetë përgjegjës edhe për vrasjet politike.

Habia është se intensiteti i vrasjeve politike pas luftës ishte më i madh se në luftë. Nëse argumenti sipas tyre kishte kuptim, se ‘ata ishin pengues të luftës’, atëherë si mund të jetë i qëndrueshëm ndonjë argument për vrasjet politike të pas luftës.

Pra, vrasjet politike duhet kërkuar në disa hulli. Vrasje politike për të fituar pushtet, fuqi politike, financiare etj.; si bashkëveprim i realizimit të platformave të përbashkëta të grupit kriminal brenda UÇK-në dhe më pas në liri, me struktura të shërbimit inteligjent serb, për interesa të Serbisë; dhe si vrasje të karakterit tjetër.

Dhe shoqëria jonë ende nuk ka dëshmuar se është e gatshme të diskutojë këto çështje hapur dhe pa emocione. Derisa njëra palë, mbështetësit e Rugovës, e kanë diskutuar dhe shfaqur problemin e vrasjeve politike, kryesisht në media, ndërsa linja zyrtare e LDK-së, kryesisht me kujdes, dhe madje për një dekadë në fund është përdorur vetëm si tezë fushate, jo si analizim nga të gjitha këndvështrimet, por kryesisht si viktimizim i SHIK-ut. Po ashtu pa kërkuar asnjëherë seriozisht llogari për krimet.

Ndërsa, pala tjetër e kthen në diskutim emocional, duke e shikuar si herezi, kushdo dhe këdo që shkruan për vrasjet politike, duke dashur, ta mbulojë krimin me vellon, e ‘shenjtërisë së luftës’. Meqë është e shenjtë është e paprekshme dhe si e tillë, ajo nuk ka nevojë, për vlerësim, gjykim, hetim në aspektin e kriminalistikës dhe as të hetimit shkencor, si në këtë rast që pretendojmë shkurtimisht ta shqyrtojmë.

Po ashtu, kjo vërehet qartazi edhe me sulmet dhe përpjekjet për ta paraqitur si antikushtetuese, antishqiptare gjykatën speciale…

Për të ndihmuar në këtë proces është e nevojshme që të lihet e lirë gjykata speciale, dhe shkeljet apo çfarëdo të pretendohet duhet të lihet në dorën e ekspertëve.

Ti kthehemi edhe njëherë llojit të krimeve që janë kryer në luftë dhe më pas.
Vrasja e kolonelit Ahmet Krasniqit, ministër i Mbrojtjes, Enver Malokut, Fehmi Aganit, Bajram Kelmendit, Xhemail Mustafës, dhe një numri tjetër, për të cilët nuk mund të jem të sigurt, janë bërë në përmbushje të synimeve të platformave serbe, si qëllim afatgjatë.

Vrasja e këtij grupimi njerëzish është bërë për të dobësuar drejtpërdrejt krahun politik dhe ushtarak të Rugovës, në mënyrë që interesat dhe qëllimet politike dhe të tjera të Serbisë ndaj Kosovës të mund të realizohen më lehtë në luftë dhe pas luftës./ Bota Sot