Të Hënën Myslim Murrizi pjesë e Këshillit Politik/ Në mbledhje merr pjesë edhe Rama

Ditën e hënë, deputeti I opozitës parlamentare Myslim Murrizi do jetë pjesë e mbledhjes së Këshillit Politik. Mbledhja e cila mbahet ditën e hënë e sygjeruar nga Kryeministri Rama, do të ketë në tryez...
Të Hënën Myslim Murrizi pjesë e Këshillit Politik/ Në mbledhje merr pjesë edhe Rama
Foto: Të Hënën Myslim Murrizi pjesë e Këshillit Politik/ Në mbledhje merr pjesë edhe Rama

Ditën e hënë, deputeti I opozitës parlamentare Myslim Murrizi do jetë pjesë e mbledhjes së Këshillit Politik. Mbledhja e cila mbahet ditën e hënë e sygjeruar nga Kryeministri Rama, do të ketë në tryezë edhe përfaqësues të opozitës jashtëparlamentare. Përvec Rudina Hajdarit, në këshillin politik do të jetë edhe Myslim Murrizi. Në këtë mbledhje, që mendohet të nisë rreth orës 11.30, përveç anëtarëve të Këshillit, do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa Lulzim Basha la Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin për të përfaqësuar PD-në.

Pas konfirmimit të pjesëmarrjes nga ana e opozitës jashtë Parlamentit, edhe deputetët opozitarë brenda Kuvendit kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Lajmin e publikoi Edmond Stojku  “Pas dakordësisë së palëve të këshillit politik, si dhe miqve tanë të nderuar ndërkombetarë, për procesin e ndryshimeve kushtetuese, opozita parlamentare vendosi përfaqesimin e saj! Në emër të 28 deputeteve firmëtarë të tre grupeve parlamentare dhe të deputetëve të pavarur, me të cilët kemi kërkuar ndryshimet kushtetuese për sistemin zgjedhor, listat e hapura, zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për depolitizimim e komisionëreve, pra për administratë zgjedhore publike”, shkruan Stojku.