Dy persona janë ekstraduar nga Interpol Tirana, përkatësisht nga Italia dhe nga Greqia.
Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit bën me dije se nga Italia është esktraduar 40-vjeçari Festim Rusi, ose Besim Rusi. Ky veprim është bërë pasi gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite heqje lirie, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Nga Greqia u eksktradua 58-vjeçari Sherif Gjini, i lindur në Elbasan. Shtetasi në fjalë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 8 vite burg për veprat penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së rëndë psiqike” si dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Të dy personat i janë dorëzuar Interpol Tiranës nga organet përkatëse në Itali dhe Greqi dhe pritet që të vuajnë dënimin në burgjet shqiptare./ apel.media