Të dënuar për vrasje në Shqipëri-Interpoli grek dhe italian dorëzojnë dy të kërkuar nga drejtësia shqiptare

Dy persona janë ekstraduar nga Interpol Tirana, përkatësisht nga Italia dhe nga Greqia. Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit  bën me dije se nga Italia është esktraduar 40-vjeçari Festim Rusi, ose  ...

Dy persona janë ekstraduar nga Interpol Tirana, përkatësisht nga Italia dhe nga Greqia.

Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit  bën me dije se nga Italia është esktraduar 40-vjeçari Festim Rusi, ose  Besim Rusi. Ky veprim është bërë pasi gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite  heqje lirie, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga Greqia u eksktradua 58-vjeçari Sherif Gjini,  i lindur në  Elbasan. Shtetasi në fjalë, ishte  shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 8 vite burg për veprat penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së rëndë psiqike” si  dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Të dy personat i janë dorëzuar Interpol Tiranës nga organet përkatëse në Itali dhe Greqi dhe pritet që të vuajnë dënimin në burgjet shqiptare./ old.apel.media