Të akuzuar për krime lufte/ Ja kur mbahet seanca e radhës për Hashim Thaçin dhe krerët e tjerë të UÇK-së

Gjykata Speciale ka caktuar seancën e radhës për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Bëhet me dije se seanca e radhës ndaj tyre do të mbahet më 14 shtator në orën 14:30.

Ish krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte ndaj njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.

Akuzat për ta ngrihen për periudhën kohare të marsit 1998 dhe shtatorit 1999.