Taylor Swift shpallet personi i vitit nga revista ”Time”

Këngëtarja e famshme amerikane, Taylor Swift është shpallur personi i vitit nga revista ”Time”. Ajo fitoi ndaj presidentit rus Putin dhe atij kinez, Xi Jinping. Ylli i popit ishte në shoqërinë e perso...
Taylor Swift shpallet personi i vitit nga revista ”Time”
Foto: Taylor Swift shpallet personi i vitit nga revista ”Time”

Këngëtarja e famshme amerikane, Taylor Swift është shpallur personi i vitit nga revista ”Time”.

Ajo fitoi ndaj presidentit rus Putin dhe atij kinez, Xi Jinping.

Ylli i popit ishte në shoqërinë e personazheve të tjerë të skenës ndërkombëtare si mbreti Charles III, kreu i FED, Jerome Powell, CEO i OpenAI, Sam Altman apo gjyqtarëve që janë në gjyqin e ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Vitin e kaluar, ”Time” shpalli si personin e vitit presidentin, Volodymyr Zelensky.

Kopertina e personit të vitit nuk përbën domosdoshmërisht një vlerësim.

Në vitin 1938 ky çmim iu dha Adolf Hitlerit dhe në vitin 1942 Stalinit.

Në vitin 1979 iu dha Ajatollah Khomeinit.

Kopertina të tjera kanë shkuar për presidentin Joe Biden, kancelaren gjermane, Angela Merkel, papa Françeskun dhe Greta Thunberg.