Taulant Muka- Ju tregoj pse QSUT është kthyer vatër infeksioni

Doni te dini pse QSUT eshte kthyer ne nje vater infeksioni? Sepse QSUT eshte vatra e injorances qe i ka veshur vetes emrin spital universitar. Po, QSUT, pervec madhesise, nuk ka asnje ndryshim nga spitali i Beratit, Shkodres, Durresit etj. Madje, spitalet e qyteteve mund te jene edhe me te mira se nuk kane njerez medioker si shefash sherbimesh dhe staf qe i kane veshur vetes mantelin e “profesorit” dhe te studiuesit kerkimor/shkencetar dhe kane vrare dhe ata pak te afte qe vertete e meritojne ate status ne QSUT.

Sikurse shikohet nga grafiku, ne 30 vite, QSUT e perber nga mijera punonjes, nuk ka mundur te kete as numrin e produktit shkencor qe une kam si individ (ne 7 vite!), dhe as gjysmen e impaktit te punes sime kerkimore. Eshte e turpshme, pasi QSUT duhej te diferencohej nga qendrat e tjera spitalore pikerisht per produktin shkencor, dhe QSUT duhej te krijonte dijen dhe hartonte politikat shendetesore per mbare vendin.

Prandaj dhe (pjesa me e madhe) stafi i QSUT nuk beson ne Covid se shefat e sherbimeve (ç)”shkencen” dhe “dijen” e bejne/marrin ne kafe, me teken e rakise, ne bisedat me shitesit e kompanive farmacutike dhe ne klinikat private qe shumicave e shefave kane- edhe pse ka “statusin” qender spitalore universitare!

E mos thoni qe nuk kane patur para per shkence, pasi te gjithe shefat e sherbimeve kane vila dhe makina luksoze. Me te njejtin pasion qe bene pasurine, mund te kishin bere dhe shkencen. Nese QSUT do kishte shefash sherbimesh qe nuk ishin vene nga partia, por nga merita, sot QSUT nuk do ishte vater infeksioni por institucioni qe do ndihmonte gjithe vendin!/Apel.Media