Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulan Muka ka akuzuar Partinë Demokatike se po hesht në lidhje me masakrën që po bëhet në arsimin e lartë me dhënien e doktoraturave.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Muka shkruan se qeveria e Edi Ramës, ka dhënë 6 herë më shumë doktoratura se sa qeveria Berisha. Sipas Mukës, ne jemi i vetmi vend në botë që falë Rilindjes, rritja e numrit të doktoraturave rezulton në më pak publikime!
Postimi i plotë:
Pse hesht PD për masakrën në arsimin e lartë?!
Në 3 vite, qeveria Berisha ka dhënë 386 doktoratura, ndërsa Qeveria Rama 2013 tituj “Doktor shkencash”- 6 herë më shumë! Ndërkohë që gjatë Qeverisë Berisha për çdo doktorature publikoheshin mesatarisht 1.33 artikuj sipas Web of Science, gjatë Qeverisë Rama publikohen 0.33 artikuj! Mund të jemi vendi i vetëm në botë që falë Rilindjes, rritja e numrit të doktoraturave rezulton në më pak publikime!/apel.media