Task Forca e Transportit Rrugor gjobit 10 subjekte të paligjshme

10 subjekte që transportonin pasagjerë janë gjobitur ditën e sotme, pas paralajmërimit të aksionit ditën e djeshme nga Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, në lidhje me transportin e paligjshë...
Task Forca e Transportit Rrugor gjobit 10 subjekte të paligjshme
Foto: Task Forca e Transportit Rrugor gjobit 10 subjekte të paligjshme

10 subjekte që transportonin pasagjerë janë gjobitur ditën e sotme, pas paralajmërimit të aksionit ditën e djeshme nga Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, në lidhje me transportin e paligjshëm. Mësohet se Task Forca e Transportit Rrugor ka gjobitur 10 subjekte që operonin si transportues, të cilët nuk ishin të pajisur me liçensë, ose afati i liçencës ka mbaruar.

Një ditë më parë, Ministrja Balluku pas takimit me përfaqësuesit e Shoqatave të Transportit Publik, u shpreh se të gjithë transportuesit e paligjshëm do të goditën, për shkak se konkurrenca e pandershme po dëmton operatorët e liçensar.