Takimi me Vuçiç në Beograd, Mitsotakis: Qëndrimi i Greqisë për Kosovën i pandryshuar

Takimi me Vuçiç në Beograd, Mitsotakis: Qëndrimi i Greqisë për Kosovën i pandryshuar

 Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis gjatë vizitës së sotme në Serbi ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e shtetit të tij në raport me njohjen e Kosovës. Nga Beogradi Mitsotakis theksoi se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit ishte temë diskutimi.

“Presidenti, Vuçiç, më njoftoi për dialogun me Prishtinën. Ju e dini që qëndrimi jonë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshuar, dhe ne besojmë se ndërmjetësimi evropian dhe dialogu janë rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy paLëve. Kjo, do t’i ndihmonte në mënyrë të konsiderueshme, stabilitetin në rajon që është qëllimi për të gjithë ne,” u shpreh kryeministri grek.

  
Mitsotakis shtoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është synim strategjik i Greqisë. Vuçiç gjatë konferencës për media  shtoi se Serbia dhe Greqia gjithnjë kanë përkrahur njëra tjetërës integritetin territorial dhe se beson që kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Greqia, bashkë me Spanjën, Qipron, Rumaninë, e Sllovakinë përbëjnë pesëshen e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.