Takimi i Minishengenit/ Artan Fuga ironizon: Duam të integrohemi në Bashkimin Europian, përfundojmë në Bashkimin Ballkanik

Akademiku Artan Fuga ka ironizuar me anë të një postimi, nismën e Minishengenit pas takimit mes Ramës, Vuçiç dhe Zaev në Shkup.

STATUSI NGA ARTAN FUGA

Nje shkop dhe hë në Shkup!

T’çuditshëm jemi si popull!

Nisemi për Bruksel e përfundojmë në Stamboll! Hip këtu të shoç Brukselin i thonë kësaj!

Nisemi për Strazburg përfundojmë në Shkup! Një shkop dhe hë në Shkup!

Duam të integrohemi në Bashkimin Europian, përfundojmë në Bashkimin Ballkanik. 80 vërtitur kot në pyll, më mirë të kishim pranuar Federatën e Gjergj Dimitrovit që e akuzuan se i vuri flakënn Reishtagut. Nuk do të kishim bërë 80 vjet vërdallosje.

U nisëm nga Durrësi në Bari tridhjet më parë tani Durrësi direkt në Abu Dabi.

Kujtoni se nuk kanë shpjegim?

Na është prish edhe google earth se na e tregon Shengenin në Cair.

Se përse më krijohet perceptimi i një të dehuri që ikën nga e çojnë këmbët. Kështu më duket vetja si popull.