“Ta pushojnë nga puna atë që…”/ Çfarë nuk shkonte me flokët e Angelina Jolie-s gjatë daljes së saj në tapetin e kuq?

Të gjithë u mahnitën nga paraqitja e aktores Angelina Jolie në premierën e filmit “Eternal”. Fustani “Atelier Versace’ metalik tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, por diçka tjetër nuk kaloi pa u komentuar: flokët e saj!

Sipas “Page Six”, zgjatimet e flokëve të aktores ishin vënë keq dhe kaq u desh që njerëzit online të bënin komente nga më të ndryshmet.

“Kushdo që ia ka vënë flokët duhet të jetë mik i Jennifer Aniston,” – thuhej në një koment, duke iu referuar faktit që Aniston është ish-partnerja e Brad Pitt, me të cilin Jolie u lidh gjatë kohës që ai ishte bashkë me Jennier.

“Kush ia vendosi flokët mbretëreshës Angelina? Duhet të pushohet nga puna!”; “Kush e la Angelina-n të dilte nga shtëpia me ato zgjatime?”; “Si mund ta lësh Angelina-n të ecë në tapetin e kuq me ata flokë? Dikush të pushohet nga puna”,ishin disa nga komentet më të shpeshta që u bënë për artisten.

angelina jolie (1)

Angelina ka vetëm pak muaj që ka hapur një llogari në Intsgram. Jolie vendosi të krijojë dhe të përdorë platformën e mediave sociale për të folur për krizën humanitare në Afganistan pas tërheqjes së trupave amerikane./PP