Sylvinho nuk e përfshiu në grumbullimin e Kombëtares, reagon Mirlind Daku

Sylvinho nuk e përfshiu në grumbullimin e Kombëtares, reagon Mirlind Daku

Sylvinho publikoi dje listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë të programuara për datat 22 mars (20:45) dhe 25 mars (19:00).

Mirlind Daku nuk është pjesë e listës. Sulmuesi nga Gjilani, i cili luan në Rusi te Rubin Kazan, ka reaguar në rrjetet sociale. Aty ku sipër videos së publikuar shkruan: “Jeta vazhdon“.

Më pas, 26-vjeçari dardan, autor i 5 ndeshjeve dhe 1 goli me kuqezinjtë, saktëson se ky reagim nuk ka lidhje me mungesën e ftesës nga trajneri brazilian i Shqipërisë.

“Video që lidhje nuk ka të bëjë me mosftesën time. Respekt dhe faleminderit për dashurinë e treguar ndaj meje. Ju don Djali i Shqiptarisë”.