Suprizon ish-mesfushori Sherwood: Ronaldo do të bëhet trajner i Machester United

Ish-mesfushori dhe trajneri anglez, Tim Sherwood, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një parashikim të bërë.

Duke folur për ndeshjet e Premier League dhe Cristiano Ronaldon, Sherwood, tha se portugezi në një të ardhme të afërt do të bëhet trajneri i Manchester United.

“Ronaldo do të luajë për aq kohë sa këmbët e tij ta lejojnë, pas kësaj ai do të bëhet trajner dhe unë jam i bindur për këtë. Ai patjetër do të drejtojë një skuadër dhe unë e shikoj si trajner i Manchester United. Sipas mendimit tim, ai do të marrë në krahun e tij një trajner me shumë përvojë dhe më pas do të ulet në vendin e tij. Jam i bindur se Ronaldo i rikthye për një arsye”, tha Sherwood.