Superkupa e Spanjës, Përmbysje “e çmendur”, Atletico në finale

Skuadra e Simeones fitoi me rezultatin 3-2 kundër Barcelonës në një ndeshje me shumë gola të realizuar por edhe të anulluar. Tashmë do të përballet në finale në Superkupën e Spanjës me Real Madrid kët...
Superkupa e Spanjës, Përmbysje “e çmendur”, Atletico në finale
Foto: Superkupa e Spanjës, Përmbysje “e çmendur”, Atletico në finale

Skuadra e Simeones fitoi me rezultatin 3-2 kundër Barcelonës në një ndeshje me shumë gola të realizuar por edhe të anulluar. Tashmë do të përballet në finale në Superkupën e Spanjës me Real Madrid këtë të Dielë.

Nuk është hera e parë që Barcelona mundet me përmbysje rezultati ashtu siç ndodhi dje. Një avantazh 2-1 në favor të katalanasve, papritur u përmbys në 2-3 në harkun kohor të 5 minutave.

Një ndeshje spektakolare ku gjithçka nisi në pjesën e dytë, ku vetëm 18 sekonda pas fillimit të saj, “Los Colchoneros” gjetën avantazhin me anë të Koke. Por një gol i Messit në minutën e 51′ dhe një tjetër gol i Griezmann në minutën e 62′ u dukën sikur ndryshuan rrjedhën e ndeshjes, por nuk ndodhi kështu, pasi ndeshja pati një tjetër përmbysje nga Alvaro Morata në minutën e 81′ dhe Angel Correa në të 86′.

Një meritë e madhe shkon dhe për trajnerin Simeone, pasi ai provon çdo skemë të mundshme për të marrë maksimumin nga ndeshja dhe kësaj radhe ia arriti qëllimit, të shkonte në finale. /old.apel.media