Sulmuesi i Kosovës përfundon në radarët e La Liga

Sulmuesi Vedat Muriqi zbulohet se ka përfunduar në interesimin e klubit të Sevillas. Spanjollët nuk po kalojnë një moment shumë pozitiv, pasi 3 sulmuesit kryesorë që ka, Javi Hernandez, Luuk De Jong d...
Sulmuesi i Kosovës përfundon në radarët e La Liga
Foto: Sulmuesi i Kosovës përfundon në radarët e La Liga

Sulmuesi Vedat Muriqi zbulohet se ka përfunduar në interesimin e klubit të Sevillas. Spanjollët nuk po kalojnë një moment shumë pozitiv, pasi 3 sulmuesit kryesorë që ka, Javi Hernandez, Luuk De Jong dhe Nolito kanë arritur ta gjejnë rrugën e rrjetës vetëm 5 herë në total gjatë këtij fillim sezoni.

Spanjollët kanë besim tek Muriqi, pasi në Turqi ai po konsiderohet si një “bomber” i vërtetë’ duke shënuar 10 gola deri tani me skuadrën e Fenerbahçe.

Por dhe disa klube të tjera nga Europa duket se i kanë sytë nga shqiptari i Kosovës si për shembull Tottenham, Lazio, Monaco, Frankfurt apo Leicester. Duket se kjo merkato e Janarit do të sjellë një hap përpara në hapin e Muriqit. /old.apel.media