Sulmi me armë në Veri/ Sveçla: Grupet kriminale të mbështetura nga Serbia duan të ngjallin frikë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi një patrullë e Policisë së Kosovës u sulmua me armë zjarri këtë të premte në veri të vendit. Sveçla në reagimin e tij ka thënë se grupet ...
Sulmi me armë në Veri/ Sveçla: Grupet kriminale të mbështetura nga Serbia duan të ngjallin frikë
Foto: Sulmi me armë në Veri/ Sveçla: Grupet kriminale të mbështetura nga Serbia duan të ngjallin frikë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi një patrullë e Policisë së Kosovës u sulmua me armë zjarri këtë të premte në veri të vendit. Sveçla në reagimin e tij ka thënë se grupet kriminale të mbështetura nga Serbia po synojnë që të ngjallin frikë dhe pasiguri duke targetuar zbatimin e ligjit. Sërish patrulla e Policisë së Kosovës është qëlluar me armë zjarri. Grupet kriminale të mbështetura nga Serbia synojnë të krijojnë një atmosferë frike dhe pasigurie duke targetuar zbatimin e ligjit”, ka shkruar ai në Twitter.

Ministri ka thënë se qëllimi i tyre është që ta bëjnë veriun e Kosovës zonë të paligjshme dhe të udhëhequr nga kriminelët.

“Përpjekjet e tyre përfundimisht do të dështojnë”, ka përfunduar Sveçla.